REAGON XHELAL ARIFI NGA PDSH: NUK KAM VOTUAR NDRYSHE

Këshilltari tanimë i dorëhequr, nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare në Kuvendin komunal të Preshevës, Xhelal Arifi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në facebook.


Pas dështimit të shkarkimit të Shqiprim Arifit nga posti i kryetarit të Komunës së Preshevësnë seancën e Kuvendit komunal më 27 gusht, Xhelal Arifi, këshilltari i PDSH-së, u përfol që ishte ai që bëri votën e pavlefshme.

Pasi u përfol si personi që mbajti në pushtet Arifin për shkak të lidhjes familjare, nëpër media u raportua se Xhelal Arifi ka dhënë dorëheqje nga mandati i këshilltarit komunal.

Sot ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka hedhur poshtë, edhe një herë, të gjitha zërat që përfolin Arifin e PDSH-së si këshilltarin që mbajti në pushtet Shqiprim Arifin.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Xhelal Arifit në facebook:

Unë Xhelal Arifi , këshilltar pranë Kuvendit Komunal nga radhët e PDSH-së,i deleguar nga nëndega e fshatit Tërnavë ,më datë 01.08.2020 kam deponuar dorëheqjen time në arkivin e komunës.

Pas mossuksesit të mocionit per shkarkimin e kryetarit te Komunës,pati dyshime te disa kandidatë -këshilltarë se dikush ka votuar ndryshe nga qëndrimet e partisë që i takon,por dyshimet më të mëdha u adresuan në emrin tim ,përshkak të afërsisë familjare që kam me kryetarin e komunes.

Xhelal Arifi as nuk votoi ndryshe dhe as nuk ia vodhi mandatin e keshilltarit ,partisë,siç bën shumë të tjerë që ishin në PDSH dhe i derguan dikund tjetër,por unë për të dëshmuar se jam dhe mbetem aty ku isha këtu e 20 vite më parë ,pa u hamendur fare ia dorëzova mandatin votuesit të PDSH-së,atyre që më zgjodhën,atyre që më deleguan.

Me këtë dua të dëshmoj para opinionit preshevar se Xhelal Arifi nuk është njeri i interesave e as i kolltuqeve ,por njeri i thjeshtë si shumica e qytetarëve të Preshevës.

Në portalin “Presheva sot “ ,lexova edhe këtë të pavërtetë ,ku thuhej se kryesia e PDSH-së menjëherë kishte kërkuar nga unë që të dorëzoj mandatin.

Per hir të së vërtetës dhe korrektësisë këto të pavërteta nuk qëndrojnë ,por këtë e bëra ngase ndjeva në vetvete një obligim moral për t ‘i treguar të tjerëve se dyshimet ndaj meje janë të pabaza,dhe nuk jam unë ai që i ndali zërat dashakeqës dhe teoritë konspirative.

Po ta kisha bërë një gjë të tillë apo po të isha shitur siç kanë bërë të tjerët edhe mandati i këshilltarit kishte ikur bashkë me të.

Edhe pse me shantazhe dhe ndërtime teorish konspirative, duan të ma zbehin angazhimin dhe kontributin tim ne PDSH, unë asnjëherë nuk do ta ndali veprimtarine time ne dobi të partisë dhe do të jem edhe më i zëshëm që ajo ta ketë vendin e merituar ,aty ku ishte për 12 vjet .

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS