REAGON MEHMETI: SERPIA DISKRIMINUESE EDHE NDAJ MEDIAVE SHQIPE NË LUGINË TË PRESHEVËS

Enver Mehmeti, zëvendës kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka reaguar lidhur me përkeqësimin e gjendjes së shqiptarëve në këtë rajon si dhe vendimin e fundit të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Serbisë që ka diskriminuar median shqipe në konkurse. 


“Ndaj shqiptarëve të Luginës diskriminimi vazhdon rasti më i “freskët”gjatë ndarjes së mjeteve nga Ministria e kulturës dhe informimit që nuk i përfilli mediat shqipe sidomos në Preshevë”, është shprehur Mehmeti.

Ai theksoi se padrejtësitë e shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve të këtushëm vazhdon në forma të ndryshme, vend në të cilin edhe ka përkeqësim të demokracisë bazuar në raportit e fundit të “Freedom House”.

“Padrejtësia e vazhdueshme ndaj shqiptarëve,që nga pabarazia prej trajtimit të Këshillave Kombëtare, pasivizimi i vendbanimeve, mungesa e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip,mungesa e teksteve mësimore sidomos moslejimi i mësimit të historisë e të gjithë teksteve mësimore me elemente kombëtare,mosnjohja e diplomave, mbrojtja dhe kultivimi i identitetit dhe kulturës, diskriminimi në punësim e zhvillim e shumë çështje tjera”, shkroi Mehmeti.

Sipas tij shumica nga këto ishin të konstatuara edhe në raportin e 4-të të Komitetit Këshillëdhënës të Këshillit të Evropës për vitin 2019.

Me vendimin e fundit të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Serbisë, nga konkursi për mediat në gjuhën e pakicave u janë ndarë mjete minimale për program në gjuhën shqipe vetëm 2 mediave në Bujanoc dhe 1 në gjuhë të përzier ndërsa në emër të informimit shqip po përfitojmë media serbe edhe nga niveli qendrorë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS