Rama: Kemi hyrë në “Champions League” e turizmit, tashmë krahasohemi me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës që mbajti në prezantimin e masave për sezonin turistik, tha se Shqipëria ka hyrë seriozisht në garën e turizmit dhe po konkurron denjësisht me vendet, të cilat kanë histori dhe traditë në këtë drejtim.


Sipas tij tashmë në sektorin e turizmit Shqipëria i ka pagat njësoj si Greqia gjë që dot ë bëjë që shumë të rinj e të reja të mos largohen nga vendi në sezonin veror.

“Nga turizmi, vendi ynë ka përfituar 4.2 miliardë euro. Ata që pyesin se ku shkuan këto para duhet t’ju japim përgjigjen që këto para shkuan te njerëzit në radhë të parë. Vetëm numri i familjeve në Tiranë, Vlorë, Shkodër e në vende të tjera, që japim me qira ambientet e tyre përmes sistemet “air bnb” dhe që fitojnë të ardhura nga turistë që nuk shkojnë nëpër hotele, gjithë ky fond është një fond i pataksuar, është një fond i padeklaruar në pjesën e vetë dërmuese, është një para e gjitha e paprekur asnjë cent, shkon te familjet dhe është i konsiderueshëm.

Qëllimisht ne kemi qenë shumë liberal dhe tërësisht të vetëdijshëm se nuk është ky momenti për të hyrë edhe te ky fond dhe për ti ngacmuar familjet me taksa për këtë pjesë. Por këto janë të ardhura të jashtëzakonshme që i vijnë Shqipërisë.

Një tjetër pjesë e këtyre të ardhurave ka influencuar në mënyrë shumë të ndjeshme pagat e industrisë. Sot kemi një industri turizmi që është e gatshme të paguaj pa asnjë lloj dallimi me Greqinë. Me ndryshimin që nëse në Greqi një djalë apo një vajzë duhet të paguaj qiranë, transportin, në Shqipëri një pjesë jo e vogël e këtyre të rinjve kanë shtëpinë e tyre. Më para ka qenë e paimagjinueshme të krahasoheshim me Greqinë, por sot ne jemi në këtë linjë. Ky është sa një moment historik aq edhe një moment sfidash të gjithanshme. Tashmë kemi hyrë në “Champions League të turizmit”,-tha kryeministri Rama.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS