RADA TRAJKOVIQ: KOALICIONI I SHQIPTARËVE NË BUJANOC U NËNSHKRUA NË TIRANË ME PËLÇIMIN E VUÇIQ

Formimi i një qeverisje lokale etnike në Bujanovac, me ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga Tirana, tregon qartë se dialogu në fakt udhëhiqet nga Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama, i tha FoNet politikanja serbe nga Kosova Rada Trajkoviq.


Ajo theksoi se koalicioni i partive shqiptare që kanë këshilltarë në Asamblenë Komunale të Bujanocit është nënshkruar marrëveshje në Tiranë ndërsa me pëlqimin e Beogradit,  më parë ka realizuar vizitën në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimin Evropian të Shqipërisë Gent  Cakaj.

“Ajo që po ndodh aktualisht rreth Bujanocit, ku u zgjodh një asamble mono-etnike, është vazhdim i projektit Thaçi-Vuçiq në heshtje dhe se ata merren me qytetarët në një mënyrë jo transparente që në thelb dhe padyshim ka në mendje migracionin dhe dëbimet”, u shpreh Trajoviq.

Sipas saj, fakti që serbët në Bujanoc nuk do të jenë një përfaqësim institucional është një mesazh për të gjithë ne dhe se për serbët në të ardhmen, kjo do të thotë migrim.

“Dhe në atë mënyrë, projekti është duke u realizuar për të cilin Thaçi dhe Vuçiq kanë negociuar në një nivel personal për dy vjet dhe kanë informuar administratën Trump”, theksoi Rada Trajkoviq.

Ajo theksoi se kjo ide do të jetojë për aq kohë sa Vuçiqi është në krye të institucioneve serbe, veçanërisht në mënyrën sesi ai sundon aktualisht, ku “ai mban Qeverinë, Kuvendin, gjyqësorin, institucionet ndërsa opozita është në rrugë”./Titulli.com

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mustafi – Pajazitit: Do të përfundosh si patroni yt në Preshevë

PreshevaPRESS

Arbër Pajaziti i quan “profiter politik” nënshkruesit e marrëveshjes së KKSH-së

PreshevaPRESS

Akuza dhe kundërakuza mes Mustafës dhe Arifit për raportet me Beogradin

PreshevaPRESS