Qeveria serbe miraton projektin për gazsjellësin që kalon edhe nga Presheva

Qeveria e Serbisë ka dhënë dritën e gjelbër për një projekt strategjik energjetik që përfshin edhe Preshevën.


Me miratimin e dekretit për krijimin e Planit Hapësinor të Planifikimit të Pronës së Përbashkët Publike (PPPPN), është hapur rruga për ndërtimin e një gazsjellësi të ri me rëndësi të veçantë për jugun e vendit.

Gazsjellësi i planifikuar, i gjatë 146 kilometra, do të lidhë Orljanin e komunës së Doljevacit me kufirin serbo-maqedonas në territorin e Preshevës, duke kaluar përmes komunave Leskovac, Vranjë, Vladiçin Han, Bujanoc, Surdulicë, Vllasotinc dhe Doljevac.

Ky investim pritet të modernizojë infrastrukturën energjetike të rajoneve të Jabllanicës dhe Pçinjit, duke përfshirë edhe komunën e Preshevës, dhe njëkohësisht të sigurojë furnizim më stabil me gaz natyror për zonën.

Projekti, përveç ndikimit lokal, parashikohet të ketë rëndësi rajonale, pasi do të krijojë një nyje tranziti mes rrjeteve të gazit të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke forcuar sigurinë energjetike dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Konflikti mes djemve të mixhës që përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre në Ferizaj

PreshevaPRESS

Shqipëria hap sot dhe 4 kapituj për integrimin, Rama nga Brukseli: Ritëm rekord

PreshevaPRESS

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të vëzhgohen nga 274 përfaqësues të OSBE-së

PreshevaPRESS