Qeveria e Kosovës miraton planin e punës, dialogu me Serbinë një nga dy gjërat kryesore

Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Avdullah Hoti, ka aprovuar Planin e Punës së Qeverisë për vitin 2020 dhe planin Indikativ të Punës së Qeverisë për vitet 2021-2022.


Kryeministri Avdullah Hoti ka shpalosur planin e punës ku tha se fokus mbetet rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë e dialogu me Serbinë.

“Plani i punës përmban 11 prioritete, 58 objektiva dhe 126 projektligje. Prioriteti për menaxhimin e pandemisë me pas rimëkëmbja ekonomik, plani zhvillimor ekonomik, dialogu me Serbinë, shëndetësia, bujqësia, minierat, mbrojtja sociale, sporti e të tjera në përputhje me Kuvendin”, ka thënë kryeministri.

Hoti ka thënë para ministrave se kërkon angazhim maksimal nga ana e tyre.

“Është plan ambicioz i punës të ligjet, por kërkoj angazhim maksimal nga ana e juaj”, tha ai.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS