Të nxitur nga seanca e parë e Kuvendit Komunal në Preshevë, e cila arriti të realizohet pas tri tentativave të dashtuara, kryetarja e degës së PVD-së, Ardita Sinani, dhe këshilltari i kësaj partie në Kuvendin Komunal kanê mbajtur sot konferencë për media, për tê adresuar shqetësimet e tyre pas situatës së krijuar nê komunën e Preshevës.
Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardit Sinani në këtë konferencë për media ka thënë se “forma e thirrjes së seancave përmes telefonatave edhe atê në orë të vona të mbrëmjes ngjan sikurse të jemi në gjendje të jashtëzakonshme e jo seancë e rregullt e Kuvendit Komunal”.
Sinani ka thënë se seanca e fundit dhe mënyra e organizimit të saj është zhvlersim total i institucionit më të lartë i Komunës sê Preshevës, Kuvendit Komunal të Preshevës dhe për këtë arsye kryetari i këtij institucioni është dashur të i kërkojë falje qytetarëve të Preshevës dhe këshilltarëve të këtij kuvendi.
“Roli i kryetarit të Kuvendit Komunal është minimizuar në nivelin e një kryetari të bashksisë loakle, pa ndikim. Është shndërruar në levë të keyetarit të Komunës, i cili në shumicën e rasteve, për interesat e veta dhe për arritjen e qëllimeve të veta po e përdorë atë” ka thënë kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, në fillim të kësaj konference për media.
Harxhimet enorme dhe pa mbulesë të parasë publike për ngopjen e apetiteve të një rrethi të ngushtë rreth kryetarit të komunës, shkelje kto që këshilltarët e PVD-së në Kuvendin Komunal në Preshevë ishijn pregatitur për ti paraqituar dhe diskutuar në swabcën e parë të Kuvendit Komunal më 2 mars” ka thënë mes tjerash Sinani.
Ajo gjithashtu ka sjellur edhe shumë shifra dhe argumente të cilat i quan si shkelje ligjore dhe shfrytëzim i buxhetit në mënyrê jo të ligjshme, e qê mundë të i gjeni në videon më poshtë.
Rinor Krasniqi ka thënë se seanca e mbajtur dje është e dështuar, një seanc ku tentojnë të tallen me qytetarët e komunës sonë pasiqë siç thot ai, përfaqësuesit e koalicionit qeverisës me çdo kusht tentojnë ta destabilizojnë punën në Kuvendin Komunal duke sulmuar e shpifur për Këshilltart e Opozitës dhe figurat e ndritura të politikës Shqiptare përplot 30 vite!
“Një nga shumë shembuj të brisht e kemi Raportin e Punës si dhe atë Financiar të Institucionit për sport dhe kultur fizike qendra Sportive Presheva në Preshevë, ku Drejtori i këtij institucioni shkel ligjin dhe nënshkruan kontrrant me vler prej 500.000 dinar me një organizat të pathemeluar, organizat e cila quhet Info San, si organizat e afërt e Drejtorit të Shtëpis së Shëndetit ose profiterit më të madh të Alternativës Për Ndryshim thas mes tjerash Krasniqi, këshilltari i PVD-së në Kuvendin e Preshevës.
Shembulli tjetër i Brishtë është Raporti i punës së Administratës Komunale ku Keqpërdoren parat e dedikuara për organizata joqeveritare serioze nga zavendës Kryeshefi i Kësaj Administrate i cili edhe propozohet nga agjencioni për korrupsion për shkarkimin e tij”, vazhdoi denoncimet e tija këshilltari i PVD-së, Rinor Krasniqi, duke përmendur edhe shumë pagesa tjera si shkelje buxhetore. Denoncimet e plota të Rinor Krasniqit mund ti gjeni në konferencën për media të mbajtur sot nga Ardita Sinani dhe Rinor Krasniqi, të cilën PreshevaPRESS e transmetoi në tërësi.