Publikohet lista e Kosovës për miqësoren ndaj Norvegjisë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë.


Portierët e ftuar për këtë ndeshje janë Aro Muric, Visar Bekaj dhe Mustafë Abdullahu.

Mbrojtës janë ftuar Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Ilir Krasniqi, Fidan Aliti, Lumbardh Dellova dhe Leart Paqarada.

Mesfushorët dhe sulmuesit e ftuar janë Valon Berisha, Blendi Idrizi, Lindon Emërllahu, Art Smakaj, Edon Zhegrova, Bernard Berisha, Altin Zeqiri, Drilon Hazrollaj, Ermal Krasniqi, Vedat Muriqi, Albion Rrahmani, Muhamet Hyseni dhe Elbasan Rashani.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet me 5 qershor në stadiumin “Ullevaal Stadion” në Oslo të Norvergjisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kosova dhe Shqipëria nuk përballen në play-off: Kundërshtarët e mundshëm në disa variacione

PreshevaPRESS

Ronaldo: S’dua të jem modest, unë jam më i mirë se Messi

PreshevaPRESS

FSHF, ura që bashkon shqiptarët përmes futbollit / Duka: Bazë materiale & fushë të re për çdo fëmijë në Luginë

PreshevaPRESS