Foto: EPA-EFE/Tasos Katopodis

Publikohen incizimet, motra dëgjohet tek i adreson kritika Trumpit

Motra e presidentit amerikan, Donald Trump, është vënë të dielën në qendër të vëmendjes, pas publikimit të incizimeve më të reja, në të cilat ajo dëgjohet tek e kritikon vëllain e saj.


Maryenne Trump Barry në këto incizime dëgjohet, duke thënë se Trumpi kurrë nuk ka bërë ndonjë gjë prej së cilës nuk ka nxjerrë përfitime, teksa e ka akuzuar edhe për ashpërsinë e tij.

Në incizimet, të cilat i ka realizuar mbesa që së fundmi ka shkruar një libër kritik ndaj presidentit, motra i ka kritikuar edhe vajzën dhe të birin e Trumpit. Për Ivanka Trumpin ka thënë se është një kopje e babait ndërsa të birin e tij, Erikun, e ka cilësuar si të çmendur.

Autorja e librit kritik, Mary Trump, ka thënë se incizimet janë realizuar mes viteve 2018-2019.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS

Përgatitjet e NATO-s për një luftë të re

PreshevaPRESS