Preshevari Iljasa Zulfiu kthehet në Superligë, zyrtarizohet te Drita

Sulmuesi me prejardhje nga Presheva, Iljasa Zulfiu, i është bashkuar skuadrës së Dritës, lajmi ky i publikuar nga skuadra gjilanase të shtunën në rrjetet sociale.


Zulfiu ka nënshkruar kontratë trivjeçare me skuadrën gjilanase.

“Klubi jonë DRITA ju njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit të krahut Iljasa Zulfiu”, ka shkruar Drita.

Zulfiu së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Kazakistani, Zhenis Astana. Me skuadrën nga Kazakistani në 12 paraqitje ka shënuar një gol. Aventura në Kazakistan nuk zgjati shumë për 26-vjeçarin. Ndërsa karrierë ka bërë edhe te Dukagjini, Laçi, Malisheva dhe Flamurtari.

Drita ka bërë disa përforcime për sezonin e ri.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Në Corroticë më 3 dhe 4 gusht organizohet turniri përkujtimor “Rabit Aliu”

PreshevaPRESS

Publikohet lista e Kosovës për miqësoren ndaj Norvegjisë

PreshevaPRESS

Publikohet lista e Shqipërisë me lojtarët e ftuar për Euro 2024

PreshevaPRESS