POPOVIQ: VENDIMI I SHKURTIMIT TË ORARIT TË PUNËS PËR GASTRONOMINË NË PRESHEVË PA BAZË LIGJORE

Të hënën, më 20.07.2020, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, me propozim të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Preshevës, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Komunës së Preshevës, me ç`rast janë ndërmarrë disa masa për të luftuar shpërndarjen e pandemisë Covid19.


Në kuadër të masave të ndërmarra, Arifi ka urdhëruar kufizimin e orarit të punës së bizneseve në fushën e gastronomisë nga ora 20:00 deri në ora 05:00 në mëngjes, gjë për të cilin vendim PreshevaPRESS ka raportuar se është antiligjor.

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sajë më 16.07.2020, ka sjellë plotësim ndryshime në Urdhëresën për masat për parandalimin dhe luftimin e shpërndarjes së sëmundjes ngjitëse Covid19. Në këtë urdhëresë mes masave të ndërmarra thuhet se:

-Në njësitë e vetëqeverisjes lokale, në të cilat para se të hyjë në fuqi kjo Urdhëresë është shpallur dhe vazhdon gjendja e jashtëzakonshme për shkak të mundësisë së shpërndarjes së sëmundjes ngjitëse Covdi19 që shkaktohet nga virusi Sas-CoV-2, masat e veçanta të mbrojtjes nga neni 1 të kësaj urdhërese (neni i ri 9a) zbatohen nga dita e hyrjes në fuqi të kësaj Urdhërese.

Drejtori i Qendrës për Politikë Praktike, Dragan Popoviq, ka thënë për PreshevaPRESS se asnjëherë asnjë komunë nuk mundet të ndërmerr masa sipas dëshirës.

“Po, komuna juaj pa bazë ligjore ka ndryshuar masat të cilat i ka vendosur Qeveria. Nëse në Preshevë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, me automatizëm zbatohen masat e Qeverisë së Serbisë, nuk mundet komuna të i ndryshojë ato” ka thënë Popoviq për PreshevaPRESS.

Derisa për komunat të cilat kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme para 16.07.2020, Popoviq ka thënë pas asaj date të gjitha komunat dhe qytetet duhen të i përshtatin masat e ndërmarra me ato të cilat i ka sjellë Qeveria.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mundësi për të rinjtë nga Presheva e Bujanoci: Vizitë studimore tre-ditore në Beograd

PreshevaPRESS

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS