Policia e Shqipërisë ndalon veteranin e UÇK-së me kërkesë të Serbisë

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati nga Lipjani, është ndaluar sot nga policia e Shqipërisë, pasi Serbia ka dërguar emrin e tij në INTERPOL.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucat, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjestarëve të UÇK-së në Interpol, nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjestarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashkluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera”, ka shkruar Gucati.

Gucati ka kërkuar nga shteti shqiptar që ta lirojë sa më shpejt veteranin e UÇK-së dhe të mos i marrë për bazë veprimet e Serbisë ndaj ish ushtarëve të UÇK-së.

“Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe akuzat e Serbisë të pa baza ndaj Kosovës, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë”, ka thënë Gucati.

Ai ka kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës që sa me parë të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos ketë më raste të tilla.   /Insajderi.org

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS