Pesë shtetet më të rrezikshme për të jetuar ose punuar

Rezultatet e një anketimi të fundit nga “InterNations” kanë treguar se çfarë do të thotë të jetoni dhe punoni në 64 shtete të ndryshme të botës.


Për këtë anketim, janë marrë përgjigjet e mbi 20,000 njerëzve rreth kualitetit të jetës, kostos së jetesës, financave personale, etj.

Përveç kësaj, anketimi e ka mbuluar edhe temën e sigurisë – më saktësisht faktorët si paqja, siguria personale dhe stabiliteti ekonomik.

Mandej, rezultatet janë përpiluar asisoj për ta krijuar një listë me vendet të cilat janë më të rrezikshmet për të jetuar.

1: Brazili
Një mërgimtar i anketuar nga Zelanda e Re thotë se ekziston një ndjenjë e brendshme e njerëzve që jetojnë me frikë.

Një tjetër mërgimtar gjerman është ankuar se niveli i lartë i pabarazisë dhe brutalitetit në shoqëri është shqetësues dhe se e bën të ndihet jo komod.

“Kaosi politik ka shkaktuar shumë probleme dhe parehati në vendin tim të punës”, ka shtuar ai.

2: Afrika Jugore
Anketuesit kanë deklaruar se jeta në këtë vend është pak më e lehtë, por ndihen sikurse nuk e kanë lirinë për të ecur ose për t’u shëtitur kudo dhe se tërë kohën frikësohen për sigurinë e tyre.

Një mërgimtar belg është ankuar për rrethanat e pasigurta politike, racizmin, korrupsionin dhe shkallën e lartë të krimit.

3: Nigeria
“Në të vërtetë nuk jemi të lirë, nuk mund të ecim rrugëve dhe nuk mund të shoqërohemi me nigerianët. Gjithmonë ekziston mundësia e rrezikut”, ka deklaruar një anketues hungarez.

4: Argjentina
Anketuesit mërgimtarë të cilët jetojnë ose punojnë në Argjentinë kanë deklaruar se ky shtet nuk është i sigurt dhe se njerëzit nuk janë miqësorë.

5: India
Supozimet rreth femrave të huaja se janë të “lehta” për t’u zënë, e bëjnë Indinë vend të pasigurt. Veç kësaj, edhe politika, tensionet sociale dhe ndotja e madhe e ajrit e bëjnë atë një shtet të pasigurt.

“Njerëzit më shikojnë tërë kohën, më fotografojnë, më flasin keq, provojnë të më mashtrojnë vetëm se supozojnë që jam turist i pasur” – ka deklaruar një tjetër mërgimtar kanadez.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS