Taksa ndaj prodhimeve serbe, takohen Mustafa dhe Kurti
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka arritur në zyrat e LDK-së në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar një takim me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. Takimi i cili pritet të fillojë pas pak ka të bëjë me heqjen e taksës ndaj prodhimeve serbe.
Para takimit me Kurtin, Isa Mustafa, ka kritikuar atë, duke thënë se vendimi i tij i djeshëm është dashur që fillimisht të shtrohet në qeveri, e pastaj të publikohet.
“Nuk po themë se as që e përkrah as qe nuk e përkrahu, ajo çka ka thënë Z. Kurti është dashtë ta shtrojë në qeveri, dhe te diskutohet në qeveri”, ka thënë Mustafa.
Avdullah Hoti e bënë të qartë: Unë pyetem për LDK-në, jo Vjosa Osmani
Avdullah Hoti ka thënë se ai është përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës e jo Vjosa Osmani, për të cilën zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, ka thënë se është udhëheqëse e legjislativit.
Numri dy i ekzekutivit ka deklaruar se ai i përfaqëson qëndrimet e LDK-së në qeveri, kur është pyetur lidhur me qëndrimet e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, për vendimet e kryeministri Albin Kurti.
“Unë përfaqësoj LDK-në në këtë koalicion qeverisës, sepse znj. Osmani është kryetare e Kuvendit. Qëndrimet e mija nuk janë individuale, por janë qëndrime të LDK-së – të dakorduara me kryetarin e LDK-së, të cilat përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së”, u shpreh Hoti.
Hoti deklaroi sot se LDK-ja nuk përkrah vendimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave të lëndës së parë të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Kjo masë e vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e drejtuar prej Ramush Haradinajt, do të fillojë heqja e taksës 100 për qind nga data 15 mars e këtij viti.
E nëse Serbia vazhdon fushatën jomiqësore, atëherë, siç ka thënë sot kryeministri Kurti, nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe deri më 15 qershor.