Përkujtohet vepra dhe jeta e Agron Boriçit në dhjetë vjetroin e vdekjes së tij

Në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, është mbajtur manifestimi përkujtues për verpën dhe jetën e regjisorit të Teatrit Amator të Qytetit, Agron Boriçi.


Në praninë e anëtarëve të familjes Boriçi në Preshevë. shumë ish aktorëve të Teatrit Amator të Qytetit, kolegëve, dashamirëve të artit dhe shumë pjesëmarrësve, nën organizimin e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” dhe Teatrit të Qytetit të Preshevës, mbrëmë është mbajtur manifestimi përkujtues për dhjetë vjetroin e ndarjes nga jeta të Agron Boriçit.

Të pranishmit përveç fjalimeve të shkurtra ceremoniale të organizatorëve dhe familjarëve, patën mundësi të shohin ekspozitën me fotografi nga shfaqet e punuara nga Agron Boriçi gjatë karierës së tij, si dhe monodramën “Aktori në Tavan” nën autorsinë dhe regjinë nga Agron Gerguri, interpretuar nga Ismet Azemi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Për herë të parë në Preshevë është organizuar panairi i librit “Presheva Flet”

PreshevaPRESS

Përkundër mungesës së financave, SHKA “Presheva” me zemër mban gjallë krenarinë e Preshevës

Lirigzona Nuredini

Bibloteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë do të organizoj “Panairin e Librit Shqip”

Lirigzona Nuredini