Përfaqësues të studentëve të Luginës në Kosovë takojnë udhëheqësin e KKSH-së

Përfaqësues të Unionit të Studentëve të Luginës së Preshevës në Kosovë (USLP) kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun.


Përmes një njoftimi në faqen e USLP në facebook, përfaqësuesit e këtij unioni kanë njoftuar se kanë zhvilluar një takim me Nevzad Lutfiun,  kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, gjatë së cilit janë adresuar kërkesat e studentëve të Luginës në Kosovë.

Në njoftim të USLP-së thuhet se kryetema e diskutimeve gjatë këtij takimi ishte Fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës dhe ndarja ebbursave për studentët e Luginës.

Shumë shpejt përmes faqes së KKSH-së dhe USLP-së do të bëhen publike konkursi dhe kriteret për bursat studentore që do të ndahen përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës” thuhet mes tjerash në njoftimin e USLP-së, të publikuar në facebook.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të USLP-së të publikuar në facebook: 

Sot kishim mundesine qe kerkesat tona t’i diskutonim drejtperdrejte me Kryetarin e Keshillit Kombetar Shqiptar z. Nevzad Lutfiu.

Kryeteme e ketij takimi ishte fondi i ndare per Lugine nga RKS. Gjate takimit, me Kryetarin diskutuam per fondin e ndare per bursa dhe tere procesin e ndarjes qe patjeter qe do t’i perfshije te gjithe studentet.

Ne te njejten kohe z.Lutfiu na beri te ditur qe aplikimi pritet te hapet shume shpejt deri ne alokimin e fondeve.

Te gjitha kerkesat tona, qe perbaze kishin informimin rreth procesit te ndarjes se bursave, deri te njoftimi per aplikimin u mirepriten nga Kryetari i Keshillit Kombetar Shqiptar.

Gjithashtu, shume shpejte permes faqes se Keshillit Kombetar Shqiptar dhe faqes se Unionit Studentor te Lugines se Presheves ne Kosove, do te njoftoheni per hapjen dhe kriteret e aplikimit.

Unioni do te jete gjithmone i gatshem qe te perfaqesoje kerkesat e studenteve te Lugines qe studiojne ne Kosove.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS