Partia Demokratike zshqiptare ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së përgjithshme, në të cilën ka diskutuar për krijimin e një qeverisjes së re të Preshevës.
Të dielën, më 25.04.2021, Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë, ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së saj të përgjithshme.
Në këtë mbledhje është diskutuar për krijimin e qeverisjes së re lokale të Preshevës, në bazë të rezultateve të certifikuara nga zgjedhjet e parakohshme lokale.
Sekrori për informacion dhe media i PDSH-së, pas mbledhjes ka publikuar një komunikatë, përmes së cilës kanë njoftuar për bisedimet njëmujore mes tri partive shqiptare në Preshevë, PDSH, PVD dhe LR, rreth formimit të qeverisjes lokale në Preshevë.
Përmes komunikatës, PDSH ka vlerësuar të dëmshëm procesin negociator mes tri partive për krijimin e qeverisjes së re. Njëherit PDSH në këtë komunikatë ka deklaruar se pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës është e panegociushme.
Në vazhdim ju sjellim komunikatën e plotë të lëshuar nga sektori për informacion dhe media, e cila është publikuar në faqen e PDSH-së në facebook:
Sot Partia Demokratike Shqiptare mbajti mbledhjen e saj të kryesisë së përgjithshme dhe në bazë të diskutimeve të anëtarësisë nxjerr këtë:
KOMUNIKATË
Praktika e bisedimeve njëmujore rreth koalicionit PDSH, PVD dhe LR u tregua e dëmshme për demokracinë e regjionit tonë që është kultivuar përgjatë këtyre tridhjetë viteve pluralizmi politik në Preshevë e më gjërë.
Prandaj, ftojmë PVD e LR që të njohin parimet e demokracisë dhe respektojnë fuqinë e votës elektorale në raport me partnerët e koalicionit të mundshëm.
Në këtë kontekst, funksioni i kryetarit të komunës në vazhdimin eventual të bisedimeve brenda bllokut PDSH, PVD dhe LR, për PDSH-në është i panegociueshëm sepse i takon partisë me fuqinë më të madhe politike brenda këtij blloku.
Ndarja e funskioneve në administratë komunale dhe pushtet lokal të kryhet sipas fuqisë politike brenda këtij blloku subjektesh PDSH, PVD, LR dhe UDSH, në mënyrë proporcionale.
PDSH është e përkushtuar të vazhdoj negocimin në këtë formacion politik gjer tani opozitar me qëllim që fuqishëm t’a kthejë në bllok subjektesh politike partnere në pozitë.
PDSH është shumë e përgatitur dhe e gatshme të përballet edhe me sfidat e radhës që mund të vijnë si pasojë e mosmarrveshjeve eventuale mes subjekteve politike të bllokut PDSH, PVD dhe LR.
25 prill 2021 Kryesia e PDSH-së
Në Preshevë sektori për informacion dhe media