PASI UGLANINI REFUZOI FTESËN E VUÇIQIT, SHQIPTARËT BËHEN TË PARËT QË TAKOHEN PËR QEVERINË E RE

Bisedimet rreth formimit të qeverisë së ardhshme të Serbisë kanë filluar dje. Në konsultimet fillestare tek presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë qenë të parët shqiptarët.


Takimi i parë për bisedimet rreth formimit të qeverisë së re të Serbisë ka qenë i rezervuar për Partinë e aksionit demokrat të Sulejman Uglaninit, por pas refuzimit të ftesës së Vuçiqit nga Uglanini, deputetët shqiptarë bëhen të parët që kanë takuar presidentin Vuçiq për të biseduar për formimin e qeverisë dhe ndarjen e resorëve.

Dita e parë e konsultimeve për formimin e qeverisë serbe është rezervuar për deputetët e pakicave që jetojnë në Serbi. Për dallim nga Uglanini, Kamberi dhe deputetët e tjerë shqiptarë iu kanë përgjigjur ftesës së presidentit Vuçiq. Në Beograd kanë shkuar, siç thonë, të zgjidhin problemet shumëvjeçare – integrimin, arsimin dhe zhvillimin ekonomik.

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë me mandatarin e ardhshëm dhe më përfaqësuesin e Qeverisë, por problemet tona janë të njohura tash e 20 vite, nga programi famoz për zgjidhjen e krizës në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nga viti 2001, pyetjet që janë hapur atëherë dhe ende nuk kanë zgjidhje” ka thënë Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik.

Edhe pse nga deputeti Bajrami janë bërë të ditura kërkesat e Alternativës Demokratike Shqiptare si kusht për të qenë pjesë të qeverisë sëre, gjatë deklarimit për media pas takimit me presidentin Vuçiq, Kamberi nuk ka dhënë detaje për kërkesat rreth resorëve qeveritare.

“Unë vi për së katërtën herë kështu me delegacione me përfaqësues të Republikës së Serbisë, gjithmonë e treta duhet të jetë e vërteta. Unë shpresoj që kësaj here do të ekzistojë vullnet i mirë politik , vullnet i ri në Beograd, që me shqiptarët të bisedohet, me përfaqësuesit e shqiptarëve, në nivelin e zgjidhjes së problemeve jetësore që ekzistojnë tek ne”, ka thënë Kamberi.

Sot po vazhdojnë konsultimet për qeverinë e re përmes zhvillimit të takimeve edhe me dy lista të pakicave për konsultime rreth qeverisë së re të Serbisë – Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit të Muamer Zukorlliqit dhe Hungarezve të Vojvodinës. Fitorja për Serbinë e Aleksander Shapiq është në agjendë të premten. Dita e hënë është e rezervuar për SPS-in e Daçiqit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mustafa vazhdon traditën e Arifit, financon ekskursionin e maturantëve të Preshevës

PreshevaPRESS

Shtatë parti në garën për zgjedhjet lokale në Preshevë

PreshevaPRESS

PVD dorëzon listën zgjedhore në Bujanoc

PreshevaPRESS