Pas tetë orësh, Ali Ahmeti përfundon intervistimi nga Specialja

Pas më shumë se tetë ore, ka përfunduar intervistimi i kryetarit të BDI’së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, shkruan Gazeta Metro.


Ahmeti u intervistua në zyrtat e EULEX’it në Prishtinë, ndërsa do të vazhdojë të merret në pyetje edhe ditën e nesërme.

Kryetari i BDI’së është ftuar nga Gjykata Speciale si dëshmitarë për kontributin e tij në UÇK.

Ahmeti në fund të viteve të 90’ta ishte pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK’së si dhe përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë Veriore.

Ahmeti më parë u shpreh i hapur të dëshmojë për gjithçka që kishte ndodhur në kohën e UÇK’së.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tryezë e rrumbullakët për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndalimin e diskriminimit

PreshevaPRESS

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

PreshevaPRESS

Tragjedi në Llap / Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

PreshevaPRESS