Me ndihmën e një bashkëvendasi riaktivizohet Radio Presheva pas shumë viteve

Riaktivizohet Radio Presheva e cila për shkak të disa defekteve teknike nuk kishet qenë në funksion për një periudhë disavjeçare. 


Për riaktivizimin e radios së parë publike në Preshevë, tanimë të privatizuar, Radio Presheva, u bë e ditur përmes një postimi në faqen e RTV Presheva në facebook.

“Pas një periudhe kohore Radio Presheva sërisht është aktivizuar falë përkrahjes së bashkëvendasit tonë Suat Selimii cili jeton dhe vepron në diasporë. Ai ka shprehur gadishmëri financiare që të ndihmoj Radion e vetme shqipe në Preshevë e cila për 23 vite rresht, ruan me fanatizëm muzikën e mirfilltë shqipe, dhe pasi Radio ishte për një periudhë jashtë funksionit për arsye të defekteve teknike.” thuhet në njoftimin e RTV Presheva të publikuar në rrjetin shoqëror facebook.

“Stafi i Radio Preshevës falënderon z. Selimi për gadishmërinë e treguar për evitimin e defektit të shkatuara në mediumin tonë dhe duhet cituar fjalët që ai tha “mu duk e zymt Presheva gjat pushimit tim, pa valët e Radio Preshevës me të cilën jemi rritur e edukuar të gjithë”.” përfundon njoftimi i RTV Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Paknaqësi mes koalcionit qeverisës në Preshevë, vendimet merren me 20 vota

PreshevaPRESS

Lutfiu: Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbështetë bujqit shqiptarë në Luginë

PreshevaPRESS

Kamberin tash e tutje me më shumë minuta në Parlament të Serbisë, krijohet grupi i ri parlamentar

PreshevaPRESS