Pas dështimit të mbledhjes së Këshillit komunal në Bujanoc, ftohet seanca e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani ka ftuarë senacën e pestë për ditën e mërkurën më 15.11.2023.


Seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Bujanocit është ftuar për ditën e mërkurë, më 15.11.2023, me fillim prej orës 10:00. Për këtë seancë është paraparë të diskutohen 18 pika të rendit të ditës, shumica prej tyre shkarkime dhe emërmie të udhëheqësve të ndërmarrjeve ublike që udhëheqen nga Komuna e Bujanocit.

Vlenë të theksohet se seanca e pestë e Kuvendit të Komunës së Bujanocit është ftuar pak ditë pasi dështoi mbledhja e Këshillit Komunal në Bujanoc, si pasojë e mospjesmarrjes së anëtarëve të shumicës.

PreshevaPRESS ka mësuar se diskutimet rreth krijimit të koalicionit për zgjedhjet parlamentare në Serbi, kanë krijuar probleme brenda koalicionit që qeverisë me Bujanocit, dhe pitet të shpërfaqen edhe në koalicionin udhëheqës me Këshillin Kombëtar Shqipar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

Lirigzona Nuredini

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini