Në Parlamentin Evropian (PE) është miratuar rezoluta për çështjen e “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve në Serbi, e cila do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.
Lajmin e ka bërë të ditur aktivistja, Flora Ferati-Sachsenmaier e cila këtë rezolutë e ka quajtur “fitore diplomatike”.
Flora Ferati-Sachsenmaier përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se kjo rezolutë e miratuar flet për shkeljen e të drejtave themelore politike të shqiptarëve që iu bëhen në Serbi.
“Teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga euro deputetët ven theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavarur”, ka shkruar aktivistja, Flora Ferati-Sachsenmaier.