Parashikimi i motit për këtë javë

Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.


Të hënën dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 7 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin diku mes 18 dhe 27 gradë Celsius.

Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike. Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë ditëve të fundit të javës së kaluar dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Si të shmangni humbjen e qasjes në Gmail: Ekspertët e IT-së për rregullat e reja të Google

PreshevaPRESS

Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova fillon së shpejt  

PreshevaPRESS

4 efektet e vjeshtës në shëndetin tuaj

PreshevaPRESS