Sot, në vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat parashihet që vende-vende të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve meteorologjike thuhet po ashtu se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-13 m/s.