PANDEMIA KA VËSHTIRËSUAR PËRGATITJEN E MATURANTËVE PËR STUDIME

Maturantët e cilësojnë zhgënjim mësimin në distancë, duke pretenduar se kjo po  bën problem të mjaftueshëm për përzgjedhjen e tyre në shkollimin e mëtutjeshëm.


Ata thonë se ky avaz do të ishte një problem i madh nëse vazhdon, gjë që sipas tyre do të ndikonte direkt në rënien e dukshme të profesionalizmit.

Rina Hasani, e cila është njëra nga maturantët në gjimanzin “Skenderbeu” në Preshevë, për PreshevaPRESS ka thënë se situata epidemiologjike në Preshevë dhe metodat e reja mësimore të përshtatura me masata kundër shpërndarjes së pandemisë Covid19, kanë shkaktuar vështërsi në procesin përgatitor për studime.

“Ne si maturantët e këtij viti, dukshëm po e përjetojmë ndryshe nga të gjithë maturantët e tjertë, mësimi online ishte diçka e re për neve dhe poashtu shumë i vështirë në fillim, e që me kalimin e kohës u adaptuam. Gjatë kësaj kohe jemi sfiduar nga shumë pikpyetje por me ndihmën e profesorëve tanë, jemi munduar që ti plotësojhmë  dhe të përgjigjemi atyre pyetjeve.” thot Rina Hasani derisa flet për mësimin online.

Ajo përveç sfidave dhe vështërsive që u shfaqën në procesin e të nxënit me mënyrën e mësimit online, flet edhe për ndryshimet në jetën e zakonshme të nxënësve gjatë kohës së fundit për shkak të pandemisë.

“Kjo situatë është ndryshe nga të gjitha situatat dhe përvojat e mëhershme. Ne jemi mësuar që të vijmë me të gjithë shokët dhe shoqet në klasë, të flasim, të përshëndetemi duke u përqafuar, por pandemia përveç vështërsive në misim na ka distancuar edhe nga shoqëria.” përgfundon Rina Hasani.

Pedagogët vlerësojnë se kjo periudhë duhet kaluar bashkarisht duke u munduar që secili të kontribuojë në mënyrën e duhur për arsim cilësorë.

Pedagogu i gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë, Nexhmedin Veliu, thot se pajtohet me faktin që pandemia ka lënë pasoja edhe në procesin mësimorë sikurse në të gjitha sferat e jetës, sikurse në aspektin ekonomik, materjal sikurse edhe në aspektin profesional.

“Është e kuptueshme se ndryshe është mësimi i drejtëpërdrejt, e ndryshe është nga distanca. Ne jemi të vetëdijshëm për vështërsitë që paraqiten gjatë mësimit online, që është ndërpre rryma gjatë procesit të mësimit, qasja në internet për nxënësit që jetojnë në rrethinë të Preshevës, etj,. mirëpo, duhet me u pajtu edhe maturantët edhe ne si popull, pasi që është pandemi globale.” shprehet Nexhmedin Veliu për PreshevaPRESS.

Veliu thot se të gjithë së bashku, profesorët, pedagogët, nxënësit e edhe të gjithë tjertët duhet të bashkohen dhe të kontribojnë në kompenzimin e mungesave të procesit mësimorë dhe nevojave të maturantëve për të vazhduar studimet.

“Dhasht zoti që sa më shpejtë të kaloje kjo pandemi, të i kthehemi jetës normale, e edhe pse kta maturantë e kanë pasur fatin të jenë viktimë e kësaj periudhe, ne duhet të mobilizohemi të kthehemi në jetën normale dhe të e kompenzopjmë me kohë gjithçka që kjo gjeneratë nuk ka mundur të e realizojë në kohën e planifikuar.” përfundon pedagogu i gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë, Nexhmedin Veliu.

Derisa maturantët tanimë kanë filluar të bëjnë përgatitjet e para për të u regjistruar nëpër universitete, Azem Bislimi, bashkëmoshatar i Rina Hasanit, hamendohet rreth përcaktimit për drejtimin e dëshiruar.

“Tash që kemi mësuar online, nuk po e dimë se a jemi tash të gatshëm për me u profesionalizu në drejtimin që kemi zgjedhur secili prej nesh.” tha për PreshevaPRESS, Azem Bislimi, derisa fliste rreth përgatitjeve për regjistrim në fakultet.

E përkundër faktit që këta maturantë janë të zhgënjyer me fatin e tyre gjatë vitit të fundit të gjimnazit, Rina Hasani të njëjtën gjë nuk ua dëshiron gjeneratës së ardhshme të maturantëve.

Pasi që ky vit për neve kështu mbaroi, unë uroj që maturantët e ardhshëm mos të kalojnë në të njëjtën situatë siç kemi kaluar ne, por të rikthehen në bankat shkollore ashtu siq ka qenë më parë” përfundon Rina Hasani.

Procesi edukativo arsimorë ka filluar nëpër shkollat fillore dhe të mesme duke i respektuar rregullat kundër shpërndarjes së pandemisë Covid19, me distancë dhe duke mbajtur maska.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS