A munden punëtorët që marrin pagën minimale për punën e tyre të shpresojnë në rritjen e saj për vitin e ardhshëm? Kjo duhet të vendoset gjatë negociatave mes sindikatave, punëdhënësve dhe qeverisë. Kërkesa e këtij viti është që paga të rritet në 37,000 dinarë. Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, mos formimi i Qeverisë, sjell paqartësi shtesë në bisedimet e këtij viti.
Paga minimale që punëtorët dërgojnë nëpër shtëpitë e tyre, nuk është e mjaftueshme as për një shportë minimale të konsumatorit, ndërsa lushimet verore dhe dimrore mund të quhen vetëm një luks.
Kjo në vetitet e fundit është dukur kështu:
Gjatë vitit 2015 dhe 2016, çmimi i punës për orë ka qenë 121 dinarë, ose midis 20 dhe 22 mijë dinarë.
Në vitin 2017, 130 në orë, pra midis 22 dhe 23 mijë dinarë, në 2018, 143 në orë, pra rreth 25000, dhe vitin e kaluar ishte rreth 27,000.
Sot arrin në 30,000 dinarë.
“Problemi është se kemi pasur një kërkesë e cila është shtyrë për dy vjet që çmimi minimal i punës të arrijë vlerën e shportës minimale të konsumatorit, që është një shportë mbijetese”, tha Zoran Stojiljković nga sindikata Nezavisnost më 19 gusht.
Vlera e asaj shporte është rreth 37 e gjysëm mijë dinarë. Nga ana tjetër, punëdhënësit, të cilët përveç parave për të ardhura bazë, paguajnë edhe taksa. Dy pozicione kundërshtare janë në tryezën e bisedimeve çdo vit gjatë muajit gusht.
“Të dy grupet e interesit kanë të drejtë. Për punëtorët, është paga neto që ata sjellin në shtëpi, e cila tani arrin në këtë rritje nga shtatori i kaluar … E cila tani arrin në 30,000, kështu që nuk është as në nivelin e shportës minimale të konsumatorit. Dhe ata me të drejtë kërkojnë më shumë, ata duan një shumë më të lartë. Megjithatë, punëdhënësi, punëtorit të cilit i paguan pagën minimale, nuk kushton 30,000, por 48,000 për shkak të taksave dhe kontributeve ”, thotë Jelena Žarković nga Fakulteti i Ekonomisë.
Shoqata e Sindikatave të Pavarura thotë se negociatat duhet të shtyhen.
“Normalisht, të gjithë ne që jemi në këtë biznes do të donim, jo që paga minimale të ishte 37,000, por për 57,000 dhe 107,000 dinarë, sepse kjo do të nënkuptonte që Serbia është një vend shumë i zhvilluar”, thotë Ranka Savić.
Sidoqoftë, nuk është kështu, prandaj sugjeron që të presim formimin e qeverisë, të shohim planin e saj, tendencat ekonomike, pasojat e pandemisë dhe vetëm atëherë të negociojmë çmimin minimal të punës, në mënyrë që të arrijmë një zgjidhje më realiste. Ajo tregon për parregullsi në zgjedhjen e sindikatave përfaqësuese për të përfaqësuar punëtorët.
“Çdo qeverie i konvenon që të ketë sindikata që nuk bëjnë shumë zhurmë, që nuk krijojnë probleme dhe me të cilat është e mundur të arrihet një marrëveshje shumë lehtë ose relativisht lehtë”, thotë Saviç.
Qeveria, si palë e tretë në negociatat brenda Këshillit Social-Ekonomik, nuk duhet të vendosë por të jetë një ndërmjetës, shpjegon Žarković. Ajo kujton krizën ekonomike nga viti 2008, kur qeveria rriti pagat, por pas vitit 2012, paga minimale ishte plotësisht e ngrirë. Zgjidhja afatgjatë konsiderohet të jetë një taksë më e ulët ose heqje e saj e plotë për pagat minimale.
“Ndërsa rriten pagat, sasia e taksave të paguara mbi pagat është më e lartë për të kompensuar këtë humbje në një nivel të ulët,” thotë Zarkovic.
Afati i fundit për marrëveshjen e këtij viti për pagat minimale tani për tani është 15 shtatori.