OVL e UÇPMB-së BËN HOMAZHE PËR TETË VJETORIN E LARGIMIT TË LAPIDARIT

Gjatë ditës së sotme është shënuar tetë vjetori nga largimi i Lapidarit të dëshmorëve të kombit në luftën e UÇPMB-së, të zhvilluar në Luginën e Preshevës.


Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, sot, me rastin e tetë vjetorit të laragimit të lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës, kanë bërë homazhe.

Ata vendosën kurora dhe kërkuan kthimin e tij, pikërisht në përvjetorin e tetë të largimit të lapidarit, në të cilin ishin të shenuar emrat e të rënëve në luftën e fundit në Luginë të Preshevës.

Babai i dëshmorit Artan Abazi (komandant Miratoca), në fjalimin që mbajti gjatë përkujtimit të ditës së heqjes së lapidarit te deshmoreve te UÇPMB-së, ka qene i zëshem ndaj klasës politike dhe shoqatës që nuk kanë ndërmarrë  asgjë për kthimin dhe mbrojtjen e lapidarit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Presheva bëhet kryeqyteti i komedisë: Ja çfarë sjell Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare 2025”

PreshevaPRESS

Debat publik për Programin e Efiçiencës Energjetike në objektet e banimit në Preshevë

PreshevaPRESS

Seanca e VI-të super e shkurtër, Kuvendi i Preshevës miraton rishikimin e buxhetit për 15 minuta

PreshevaPRESS