Osmani pas takimit me Ramën: Në fokus ishte Samiti i NATO-s dhe Procesi i Berlinit

Presidentja Vjosa Osmani ka treguar të ketë folur me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare.


Në fokus të bisedës, ka treguar ajo se kanë qenë Samiti i NATO-s dhe Samiti i Procesit të Berlinit, transmeton PreshevaPRESS.

“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu në takimin Osmani-Rama është diskutuar edhe për situatën e tanishme në Kosovë dhe rajon si dhe zhvillimet në pjesën veriore.

“Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për t`i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë”, thuhet në kumtesë.

“Në raport me situatën e sigurisë në veri, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Për më tepër, theksoi se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë”.

Më tutje për Procesin e Berlinit, është përmendur nevoja e hyrjen në fuqi e të gjitha marrëveshjeve të arritura.

Osmani e ka falënderuar Ramën për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Kosovës në një sërë procesesh, derisa është theksuar se ka dakordim për vazhdim të koordinimit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

PreshevaPRESS

Politikani gjerman thotë se mund të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi

PreshevaPRESS

Kosova me 1.586.659 banorë rezidentë

PreshevaPRESS