NJË DELEGACIONI I PDSH-së TAKON KRYETARIN E VETËVENDOSJES

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Preshevë ka takuar liderin eLëvizjes Vetvendosje Albin Kurtin.


“Një takim i ngrohtë, vëllezror e aq më tepër politik në selinë e Vetvendosjes me kryetarin e saj e kryeministrin në ardhje të Republikës së Kososovës z. Albin Kurti bashkë me zëvendëskryetarin e Këshiillit Kombëtar në Luginë të Preshevës z. Enver Mehmetin dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal nga radhët e PDSH-së z. Shpat Aliu, shkruan Mustafa në faqen e tij në facebook.

Në njofitmin e z.Mustafa përveç tjerash thuhet se në takim është shpalosur problemi i shqiptarve të Luginës së Preshevës në raport me shtetin serb, duke njohtuar Kurtin me gjitha problemet në të gjitha fushat si në aspektin individual e kolektiv të shqiptarëve.

“Gatishmëria e kryeministrit në ardhje në qeverinë e Republikës së Kosovës është në nivelim më të lartë madhërie. Edhe para z.Kurti bindshëm kemi paraqitur vendimin e paluhatur të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ribashkim me Republikën e Kosovës, bazuar në verdiktin e Referendumit të 1 e 2 Marsit 1992, luftës së lavdishme të UÇPMB-së dhe autoktonisë shqiptare në këto tre Komuna shqiptare.”  është thënë në njoftimin e kryetarit të PDSH-së në fb.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS