Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në Kosovë për asgjësim të dokumenteve të votimit

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, e paraparë me nenin 217 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar fletën e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Seanca konstituive e legjislaturës së XI të Parlamentit të Republikës së Kosovës

PreshevaPRESS

Hapja e konsullatë serbe në Shkodër / Reagon Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha

PreshevaPRESS

Preshevari Ajan Hajrullahu i siguron Kosovës çmimin e tretë në Kupën Evropiane të Matematikës

PreshevaPRESS