Agjencia për Sigurinë e Qarkullimit ka kujtuar shoferët se nga sot, 1 nëntori deri më 1 prill, automjetet duhet të kenë goma dimërore në të katër rrotat nëse rruga është e mbuluar me dëborë, akull apo ngricë.
Në rast se rruga nuk ka dëborë apo akull, përdorimi i gomave dimërore nuk është i detyrueshëm, megjithatë Agjencia rekomandon që shoferët të shfrytëzojnë kushtet e favorshme të motit dhe t’i përgatisin mjetet për dimër sa më herët.
Është theksuar se është shumë e rrezikshme të vendosen goma dimërore vetëm në një osë të automjetit, pasi kjo mund të shkaktojë humbje kontrolli dhe rrëshqitje të automjetit.
Ligji parashikon që thellësia e shtresës në gomën dimërore duhet të jetë të paktën katër milimetra, ndërsa zinxhirët për borë janë të detyrueshëm jashtë zonave të banuara.
Agjencia apelon që shoferët të përshtatin drejtimin e automjetit sipas kushteve të rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, në mënyrë që të parandalohet aksidentet gjatë periudhës dimërore.
