Nesër në Preshevë shfaqet monodrama “Dera” e regjistorit Naser Shatrolli

Monodrama “Dera” me regji të Naser Shatrollit, interpretuar nga aktori Drin Berisha, nga autorë të kostumeve dhe skenografisë Arife Veselaj dhe Agron Blakçori, dhe muzikë të Ehad Dula, nesër do të shfaqet në oborrin mbrapa Shtëpisë së Kultutës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, me fillim prej orës 20:30.


“Ndryshe nga librat e historisë që ofrojnë shifra dhe fakte, veprat artistke shprehin ndjenja, nga theksimi i fjalës më të thjeshtë e deri te shpërthimi emocional dhe katarsisi i afshit shpirtëror. Ky manifest ndodh në të gjitha artet, por teatri është më karakteristiku dhe më i veçanti, padyshim edhe më i vështiri, sepse është gjithmonë i përvetshëm, kurrë dy herë njësoj i përsëritur, por gjithmonë në funksion të njejtë: me shpreh dhe me bë të gjallë të padukshmen!”, është shprehur dramaturgu Skender Zogaj në një kritikë për monodramën “Dera”.

“Pikërisht këtij qëllimi i shërbeu shfaqja e monodramës “Dera”, e dramaturgut dhe regjisorit Naser Shatrolli, i cili ka realizuar një demarsh letraro artistik, specifik për luftën dhe lirinë e bekueme, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës që është arritur me vuajtje e sakrifica të jashtëzakonshme: 14 mijë të vrarë, mbi 20 mijë femra të dhunuara, invalidë të përjetshëm, dhe qindra të zhdukur që nuk u dihen as se ku i kanë eshtrat.” vazhdon kritika e Zogaj.

Protagonisti i dramës ”DERA” është karakter i personazheve teknologjike – adapteri për të është infuzion përkatësisht burim energjie në një rrethanë izoluese, derisa tema ndërlidhet me hipokrizinë. Në kontekstin fabular nëpërmes ngjyrave të piktorit Kodi (protagonisti) tenton që të depërtoj në damarët e mermerit të të rënëve – pra, flitet për atdheun e poetëve në poezi si frymëzim për të rënët dhe atdheun e mashtruesve si dron hipokrizie në relacion me turmat.
Para publikut preshevar, monodrama “Dera” shfaqet ditën e premte, 04.08.2023, me fillim në ora 20:30, në oborrin prapa Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

CultCenter B organizon ekspozitë për personalitetet e Luginës

PreshevaPRESS

Në Cyrih të Zvicrës ka filluar Alba Festival

PreshevaPRESS

SHKA “Presheva” ka fituar dy çmime në festivalin e Kaçanikut

PreshevaPRESS