NDRYSHOJNË LOKACION TRI VENDVOTIMIT

Fotot ilustrim / Foto: N1

Qytetarët e Preshevës, ditën e diel do të i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqjen e re lokale.


Në zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen nesër, të drejtë vote kanë 41 mijë e 600 qytetarë, të cilët do të munden që të drejtën e tyre ta realizojnë nëpër 38 vendvotime në territorin e komunës së Preshevës.

Në një konferencë për media, Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Qenan Kamberi ka njoftuar për vendimin e ndryshimit të lokacionit të tri vendvotimeve.

Votuesit e njësisë me numër 4 në Preshevë nesër nuk do të votojnë tek hapsirat e objektit të Komunës së Preshevës, kryesisht tek Katastri, por ky vendvotim është çvendosur perballë lokacionit të vjetër, ne njërin prej lokalit të  ndërmarrjes publike e njohur në vend si “Bratstvo”.

Vendvotimi në fshatin Kurbali ështı gjithashtu në listën e atyre që kanë ndryshuar lokacion, e që është transferuar në fshatin Buhiç, kryesisht në objektin e shkollës fillore. Në këtë vendvotim do të votojnë banorët e fshatrave, Buhiç, Stanec dhe Kurbali.

Vendovtimi i tretë që ka ndërruar lokacion është në fshatin Miratoc, i cili është zhvendosur nga zyrja e bashkësisë lokale 30 metra më poshtë në një sallë të xhamisë.

Ndërkohë që zgjedhjet po mbahen në kohë pandemie përfaqësuesit e Komisionit Komunal Zgjedhor kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes në masat për mbrojtje nga koronavirusi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS