Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,81 % në raport me vendimin e datës 30.9.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (DЕ V) ulen për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,108 den/kg dhe do të jetë 42,780 den/kg.
Nga data 8.10.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 75,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 77,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 68,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 42,780 (denarë/kilogram).