Plenkoviq u tha gazetarëve në Zagreb se qeveria dhe shumica parlamentare, pas analizave të kryera, kanë marrë qëndrimin që Kroacia për momentin të mos hyjë në këtë bord.
Kroacia në këtë moment nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes të presidentit amerikan Donald Trump, tha sot kryeministri i vendit Andrej Plenkoviq, duke shtuar se për këtë çështje ka zhvilluar një bisedë të shkurtër telefonike me presidentin Zoran Milanoviq.
Plenkoviq u tha gazetarëve në Zagreb se qeveria dhe shumica parlamentare, pas analizave të kryera, kanë marrë qëndrimin që Kroacia për momentin të mos hyjë në këtë bord dhe hodhi poshtë pretendimet se për një vendim të tillë i nevojitet mbështetja e presidentit. “Nuk na duhet asnjë asistent për të marrë një qëndrim”, tha ai.
Presidenti Milanoviq më herët kishte deklaruar se kryeministri po kërkon “mbulim” prej tij për të refuzuar ftesën, gjë që Plenkoviq e mohoi, duke theksuar se e kishte telefonuar vetëm për ta informuar për vendimin tashmë të marrë. /TRT Balkan
