Ndahet nga jeta ish presidenti francez

Ka ndërruar jetë ish presidenti i Francës, Zhak Shirak (Jacques Chirac).


Ish-Presidenti Francez Zhak Shirak ka vdekur në moshën 86 vjeç, sipas njoftimeve të mediave në Francë.

Shirak shërbeu si President i Francës për dy mandate. Për herë të parë nga 17 maj 1995 deri më 16 maj 2002 dhe për herë të dytë nga 17 maj 2002 deri në 17 maj 2007. Para postit të presidentit ai ishte kryetar i Parisit.

Në intervistën e Presidentit Zhak Shirak (Jacques Chirac) për kanalet televizive TFI, France dhe France 3, me rastin e Festës kombëtare të Francës, 14 korrik 1999, me gazetarin Patrick Poivrot d’Arvor u bë fjalë edhe për luftën në Kosovë.

“Së pari, nuk ka ndarje të territorit, as faktike, as natyrisht, juridike. Unë dua të them se Kosova nuk u nda. E dini, kishte njerëz që thoshin: «Tani Kosova duhet të ndahet» dhe ishte ky një rrezik i madh ta kemi një fenomen, sërish, të tensioneve dhe eksplodimit. Pra, kjo ndarje nuk u bë.” pati thënë presidenti Shirak në gjatë asaj interviste.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS

Përgatitjet e NATO-s për një luftë të re

PreshevaPRESS