Mustafi publikon pamje të tankeve të ushtrisë serbe në Luginë

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, tash këshilltar i Bislimit, Ragmi Mustafi, ka publikuar pamje të tankeve të ushtrisë serbe në Luginë të Preshevës.


Ai ka thënë se skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës.

Për arsyen e publikimit të pamjeve, Mustafi ka thënë se e ka bërë jo për të përhapur frikë e zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës. 48 baza ushtarake dhe të Xhandarmërisë së Serbisë janë duke operuar përgjatë kufirit. E postova, jo për të përhapur frikë ose zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu paralajmëron protestë gjithëpopullore në Luginë

PreshevaPRESS

Drejtuesit e Frontit për Ndryshim takohen me Ambasadorin e OSBE-së

PreshevaPRESS

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

PreshevaPRESS