Gjatë ditës së sotme në orët e paradites moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.
Gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare. Temperatura minimalë do të jetë në interval prej 8 deri në 13 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 19 deri në 27 gradë Celsiusë.
Edhe në Preshevë e rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, në orët e paradites i ndryshueshëm me vranësira dhe kushte për reshje shiu, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24 gradë Celsiusë.