Melania Trump refuzon t’ia japë dorën Donald Trumpit gjatë zbritjes nga Air Force One / Video

Një video e publikuar sot e shfaq Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump duke refuzuar që t’ia japë dorën bashkëshortit të saj, Presidentit Donald Trump.


Pamjet tregojnë se i Melania Trump zbret nga Air Force One e veshur me taka të larta, duke provuar që ta mbajë fustanin e saj me dorë derisa frynë era dhe refuzon tentativën e bashkëshortit që ai ta mbajë për dore, transmeton Klan Kosova.

Presidenti Trump provoi dy herë që ta kapte për dore atë dhe kur e pa se “nuk po funksionon” u zmbraps.

Komentet në rrjete sociale kanë qenë të ndryshme. Disa kanë thënë se ajo s’donte t’ia jepte dorën atij, të tjerë kanë thënë se për ta mbajtur fustanin nuk ia shtriu dorën.

Çifti ishte bashmë me të birin e tyre Barron kur arritën në Joint Base Andreës në Uashington.

https://youtu.be/NRV3Bwm-OPI

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tërmet i madh në Tajlandë, ndërtesa mbi 20-katëshe rrëzohet

PreshevaPRESS

Takimi SHBA-Rusi në Riad: Ku është Zelensky?

PreshevaPRESS

Përmbyset avioni në pistë në aeroportin e Torontos, plagosen 15 persona

PreshevaPRESS