MBAHET MBLEDHJA E SHTABIT PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme në Preshevë ka mbajtur mbledhjen e tij të rregullt.


Në mbledhjen e mbajtur sot më datë 10 Nëntor 2020, Shtabi Komunal për situata të jashtëzakonshme ka analizuar situatën momentale në Preshevë lidhur me pandeminë Covid19.

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë Covid19, mbledhjen e Shtabit komunal për situata tëjashtëzakonshme nuk e ka udhëhequr kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili edhe nuk ishte prezent. Në mungesë të Arifit, mbledhjen e Shtabit e ka udhëhequr Blagoje Stoiljkovic nga shërbimi i zjarrëfikësve.

PreshevaPRESS mëson se mungesa e kryetarit të Preshevës në mbledhjen e Shtabit për situata të jashtëzakonshme ka të bëjë me shëndetin e tij, pasi që njëri prej udhëheqësve të institucioneve lokale i ka dëshiruar shërim të shpejtë.

Mbledhja e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme në Preshevë e mbajtur sot në orën 12⁰⁰, në bazë të raportit të dhënë nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit dhe pas shumë diskutimeve, ka nxjerrë këto konkluzione:

– Shtabi Komunal për S.J. në Preshevë në bazë të vlerësimit të rrezikikshmërisë dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës epidemiologjike – Covid 19 për tërë teritorin e komunës së Preshevës, konkludon se situata është brengosëse dhe se numri i personave të infektuar është në rritje e sipër, por është nën kontrollë.

Varësishtë prej situatës, ditëve në vijim, Shtabi komunal për S.J. në Preshevë në bashkëpunim me Shtabin republikan për S.J. dhe Qeverinë, do të përcjellë situatën dhe do të ndërmerr masat adekuate, më qëllim të sigurisë së shëndetit publik të qytetarëve të komunës së Preshevës.

– Entit për shëndetin publik në Vranjë dhe inspektorit republikan do t’i dërgohen kërkesa për zhvillimin e kontrolleve të rregullta, me qëllim të aplikimit të masave andi-Covid, në kuptim të përdorimit të maskës dhe mbajtjes së distancës sociale, të gjitha këto me qëllim të pengimit të infektimit të mëtutjeshëm; të pamundësohet lëvizja e lirë e personave të infektuar – për të njejtit të lëshohen aktvendime për karantinim shtëpiak.

– Kafiteritë dhe restoranet të respektojnë masat në fuqi (kufizimin e numrit maksimal të klientëve, distancën mes tavolinave, numrin e karrigeve, dezinfektimi i rregullt i lokaleve etj.)

– Në bazë të plotësim-ndryshimit të ligjit mbi punën e Inspektoriatit (diskutim në parlament), Drejtorati për punët e Inspektoriatit të komunës së Preshevës, ditëve në vijim të ndërmarrë masat ligjore adekuate, me qëllim të respektimit të masave nga ana e qytetarëve dhe subjekteve juridike, për parandalimin e përhapjes së pandemisë në territorin e komunës sonë.

– Shtimi i kujdesit të përgjithshëm të popullatës sonë, duke i shmangur vizita

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS