Nënkryetari i PDSH-së, Ilir Sadriu, ditë më parë ka akuzuar të parin e Preshevës, Shqiprim Arifi, se në kohë pandemie po përdorë buxhetin komunal për të i siguruar vetes veturë luksoze.
Sadriu përmes një postimi në facebook ka akuzuar Arifin ditë më parë se në kohë pandemie Komuna e Preshevës ka nënshkruar kontratë për blerje të veturës super luksoze për nevoja të kryetarit Arifi, me vlerë prej 40.000,00 euro.
Pas akyzës së nënkryetarit të PDSH-së, Ilir Sadriu, ka qenë Komuna e Preshevës ajo qëka kundërshtuar akuzën përmes faqes së sajë në facebook, duke thënë se Sadriu po shpif dhe se shuma e përmendur nuk është reale.
Sadriu pak orë më vonë është kundërpërgjigjur duke publikuar një dokument që dëshmon për shumën e kontraktuar për veturën e re luksoze për nevoja të kryetarit Arifi, duke e shoqëruar me një frazë gjermane, dhe dokumente.
Në vazhdim po ju sjellim postimin e plotë të nënkryetarit të PDSH-së, Ilir Sadriu dhe dokumentin e postuar:
E kanë humbur kontrollën!
Kabineti i kryetarit të Komunës, përmes një sqarimi të publikuar në faqen e Komunës së Preshevës në Facebook , qenka munduar ta kamuflojnë dhe ta kualifikojnë si shpifje dokumentin e publikuar dje për blerjen e veturës së re.
Vlerën e kontraktuar të veturës luksose për nevojat e kryetarit të Komunës së Preshevës, mund ta shihni edhe në njoftimin të cilin e ka publikuar komisioni për prokurime publike i Komunës së Preshevës.
Shuma që do të paguhet për këtë veturë nga taksat e qytetarëve të Komunës së Preshevës, është 3.820.200,00 dinarë pa TVSH, respektivisht 4.584.240,00 dinarë me TVSH, shprehur në Euro 39 mijë (€)
Kein Stress Bruder😎