LVV bën përgatitjet e fundit për protestën që pritet të mbajë nesër

Lëvizja Vetëvendosje nesër në ora 17:00 pritet të mbajë protestë.


Organizatorët e kësaj proteste kanë filluar të bëjnë përgatitjet në sheshin Skënderbeu.

Ata gjatë pasdites së sotme janë parë duke vendosur shenjat e distancës fizike në zbatim me rregullat e vendosura nga institucionet shëndetësore.

PreshevaPRESS ju sjell disa fotografi nga aktivistë të VV-së, gjatë vendosjes së këtyre shenjave.

Mbajtjen e kësaj proteste e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Nga ky institucion kanë deklaruar se se kjo protestë do të mbahet në përputhje me rregullat e vendosura nga institucionet shëndetësore në vend dhe në zbatim me ligjin.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se në këtë protestë pritet të marrin pjesë rreth 5 mijë persona.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Ish-ambasadori Spahiu për Lutjet e Mengjesit: Ftesat nuk dërgohen nga Shtëpia e Bardhë

PreshevaPRESS

Themelohet Kolegjit Pan-Shqiptar i Kirurgëve, kirurgu i njohur nga Presheva mes themeluesve

PreshevaPRESS

Rapotohen dy persona të zhdukur, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Gjilan

PreshevaPRESS