Aeroplanmbajtësja me e re e Marinës Amerikane, USS Gerald Ford është kthyer lundrimit në det kur përfundoi testet me sukses pas riparimeve në port. Ajo u xhirua duke prerë detin në manovrimin e kthesës me shpejtësi të lartë.
Admirali Amerikan Jonathan Greenert, kreu i Operacioneve të Marinës e kishte quajtur kur ishte ndërtuar luftanija USS Gerald Ford: “Me të vërtetë një mrekulli e teknologjisë”.
USS Gerald Ford ka kapacitetin të kryej 25 % më shumë nisje të fluturakeve se aeroplanmbajtëset tjera amerikane, me 25 % më pak ekuipazh sesa tjerat po ashtu.
Marina e SHBA’ve e kishte llogaritur se do t’i ulnin koston e shpenzimeve operacionale për 4 miliardë dollarë në jetëgjatësinë 50 vjeçare.
USS Gerald Ford ju dorëzua Marinës së SHBA’ve në maj të 2017’s dhe që atëherë është anija luftarake më e madhe në botë.