Lista “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” fillon me grumbullimin përkrahës për zgjedhjet parlamentare

Lista shqiptare “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” fillon me grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse.


Partia për Veprim Demokratik pas publikimit të lajmit për bashkimin me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik në Bujanc, në krijimin e listës pjesmarrëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka njoftuar për fillimin e grumbullimit të nënshkrimeve përkrahëse për këtë listë.

Ajo përmes publikimit të njoftmit në faqen e kësaj partie në rrjetin social facebook, PVD fton qytetarët shqiptarë të komunës së Preshevës dhe Bujanocit që nga nesër të përkrahin listën “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” duke deponuar nënshkrimin e tyre.

Nënshkrimet në komunën e Preshevës do të grumbullohen në zyret e Partisë për Veprim Demokratik duke filluar nga ora 16:00, derisa në Bujanoc ky aktivitet do të zhvillohet në hapësirat e shtëpisë së kulturës me fillim nga ora 08:00.

Në vazhdim njoftimi i plotë i publikuar në faqen e PVD-së në facebook:

KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS fillon me grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse në Bujanoc dhe Preshevë

Ftohen të gjithë qytetarët shqiptar të Komunës së Bujanocit dhe Preshevës që me nënshkrimin e tyre t’i japin mbështetje Listës “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës”.

Grumbullimi i nënshkrimeve në Bujanoc do të fillojë nga ora 08:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.
Në Preshevë, me fillim nga ora 16:00, në Zyrat e Partisë për Veprim Demokratik.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS