Lëvizja për Reforma në Preshevë rradhitet krah Alternativës për Ndryshim

Partia e Sami Salihut, Lëvizja për Reforma, përmes një reagimi në rrjetin social facebook, ka reaguar në lidhje me rrethanat e krijuara së fundmi rreth zgjedhjeve parlamentare.


Lëvizja për Reforma e cila deri sot ka heshtur dhe nuk është përfshirë publikisht në debatin rreth zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Ajo sot ka reaguar kundër krijimit të “Koalicionit të shqiptarëve të Luginës”, duke e kundërshtuar njoftimin e Partisë për Veprim Demokratik rreth krijimit të listës së përbashkët me PD dhe LPD-në e Bujanoci.

Lëvizja për Reforma në reagimin e tyre kanë publikuar qëndrimin se pranojnë bashkëpunimin për listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare duke bazuar marrëveshjen e nënshkruar në Tiranë gjatë vitit 2019.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të Lëvizjes për Reforma të publikuar në facebook: 

Deklarata e sotme e PVD nuk ishte befasi për LR pasi një lëvizje të tillë e kishim paralajmëruar kur bëmë publik qëndrimin tonë mbi gadishmërinë për të marrë pjesë në një listë të përbashkët vetëm sipas termave të marrëveshjes së Tiranës, çka do të thotë pjesëmarrje konsensuale e të gjithë faktorëve shqiptarë në Luginë e për rrjedhojë BASHKIM e jo PERÇARJE. Kjo deklaratë nuk ka në themel as interesat e Luginës e as strategji gjithpërfshirëse e të mbështetur nga faktorët brenda e jashtë vendit, por ka si pikë referimi interesa e kalkulime të ngushta partiake. Në këto kushte, ashtu edhe siç kishim paralajmëruar, mbetemi jashtë këtyre llogarive interesash të vogla, dhe vijojmë aksionin tonë politik si LR bazuar në objektivat tona si subjekt në bashkëpunim me këdo që nuk shkel marrëveshjet konsensuale dhe të mbështetura nga të gjithë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS