Foto: Bujanovacke.rs

“Lëvizja për Bujanocin” i kërkon Kurtit të trajtojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Lëvizja për Bujanocin i ka dërguar letër kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes së cilës ka parashtruar kërkesën për përzgjedhjen e një studioje ligjore e cila do të merrej me pasivimizimin e adresave qytetarëve nga regjistri civil.


Një gjë e tillë po kërkohet të bëhet konform ligjeve, duke shtyrë përpara si proces zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Konsiderojmë që rruga ligjore që do ndiqet për zgjidhjen e këtyre rasteve, nuk do të bie ndesh me fushatën avokuese, vetëm se do i japë formë zgjidhjes së rasteve të shumta të pasivizimit të adresave të qytetarëve në Luginë.

Ne besojmë, sinqerisht, se për t’i dalur në ndihmë qytetarëve tanë, duhet të angazhohen njerëz me ekspertizë të posaçme, përvojë e maturi të nevojshme, për të gjetur qasjen e duhur ndaj këtij problemi dhe shpresojmë se ky propozim i yni të hasi në mirëkuptimin tuaj“ thuhet në letër.

Kjo është letra e plotë:

I nderuar Kryeministër,

Ka kaluar kohë që kur ka filluar mbështetja e Qeverisë së Kosovës për fushatën avokuese të përfaqësuesve shqiptarë të Luginës së Preshevës në Parlamentin Evropian, madje dhe në SHBA, për ngritjen e çështjes së problemeve të shqiptarëve të Luginës, e njëri ndër ta edhe problemi i çështjes së pasivizimit të adresave të qytetarëve tanë nga regjistri civil. Fushata avokuese, mbase dhe ka dhënë efektet e veta, këtë gjë nuk di ta them me kompetencë, por deri më tani përkundër përpjekjeve, nuk kemi asnjë rast pasivizimi të zgjidhur deri në fund dhe në favor të qytetarit.

Marrë parasysh gjendjen aktuale dhe rëndësinë e problemit, vëllazërisht, ju lutemi që konform autorizimeve tuaja si kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës, (qoftë edhe prej mjeteve të destinuara për Luginë) të përzgjedhni një studio ligjore, e cila shquhet për sukseset e saj dhe njeh kuadrin ligjor në Serbi dhe BE, që të procesojë një rast pasivizimi të adresës të qytetarëve nga regjistri civil, duke ndjekur të gjitha procedurat gjyqësore në Serbi dhe shterur mjetet jurdike brenda Serbisë, e të vazhdojë tutje deri në inicimin e rastit në Gjykatën e Strazburgut. Një rast i zgjidhur pozitivisht, do të shërbejë si precedent, i cili do të zbatohej për të gjitha rastet tjera në mënyrë analogjike dhe kjo çështje do të merrte epilogun, njëhere e mirë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu paralajmëron protestë gjithëpopullore në Luginë

PreshevaPRESS

Drejtuesit e Frontit për Ndryshim takohen me Ambasadorin e OSBE-së

PreshevaPRESS

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

PreshevaPRESS