Vjen mbështetja e madhe për Avdullah Hotin, paralajmërohet fitorja mbi 50 për qind për LDK-në në rast se shkohet në zgjedhje.
Vjen mbështetja e madhe për Avdullah Hotin, paralajmërohet fitorja mbi 50 për qind për LDK-në në rast se shkohet në zgjedhje.
Gazetari dhe njohësi i cështjeve politike në vend, Berat Buzhala, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është i lumtur se Kosova më në fund e ka një kryeministër, i cili nuk ka prapa vetës militantë, fundamentalistë, që janë në gjendje me qitë pushkë për liderin e tyre.
Ai shkruan se jo veç Kosova, por çdo shoqëri, ka nevojë për kryeministër, e jo për të deleguar të Zotit në tokë.
Buzhala në këtë postim mes tjerash i ka bërë thirrje kryeministrit Hoti që të vazhdojë që të përmbahet dhe që të mos korruptohet, derisa paralajmëron se në rast se shkohet në zgjedhje LDK të fitojë dhe të mos ketë nevojë për partner, pasi partnerët e fundit (AAK) i quan shantazhues.
Ja shkrimi i tij:
E kam thanë edhe herë të tjera, por po e përsëris:
Jam jashtëzakonisht i lumtur që Kosova më në fund e ka një kryeministër, i cili nuk ka prapa vetës militantë, fundamentalistë, që janë në gjendje me qitë pushkë për liderin e tyre.
Nuk e di sa ka me i zgjatë. Unë shpresoj, sa më shumë që është e mundur. Dhe për këtë po bindem çdo minutë e më tepër. Sa herë që i lexoj dhe i shoh qysh reagojnë kundër tij militantët e Albinit, Hashës e Ramushit, unë po bindem qe ai po bën diçka të mirë.
Jo veç Kosova, por çdo shoqëri, ka nevojë për kryeministër, e jo për të deleguar të Zotit në tokë. Të deleguarit e Zotit në tokë, më shumë se sa shpresë, me ngjallin frikë. Sepse ata pastaj flasin në emrin e tij, kurse fjalët e tyre mbrohen dhunshëm prej pasueseve te tyre.
Sa për ilustrim: A ma përpara do të donit që ta kishit udhëheqës një politikane të ftoftë dhe pa emocione si Merkel, a një tarak si Trump ose Erdogan? Këta dy të fundit në çdo postim, në çdo fjalim, nxisin militantët e tyre kundër rivaleve teë tyre, kundër fqinjëve të tyre, kundër çdo gjeje tjetër që u del në rrugë.
Në anën tjetër Merkel qeverisë ftohtë, me zë të ulet, me puls dhe tension minimal. Mirëpo kush po ecën më mirë? Kush janë më të lumtur? Ku ka më pak probleme?
Mesazhi im për Dullen është ky: Vazhdo me i toleru, përmbaju maksimës “fali o Zot se nuk e dinë çfarë bëjnë”, vazhdo mos me u korruptu. Ndoshta në zgjedhjet tjera nuk ke me pas nevojë për partner që të shantazhojnë..