Laura Kelmendi Neziri – Një nënë, profesoreshë, dhe një zë i fuqishëm për Luginasit në Fushë Kosovë

Fushë Kosova është një nga komunat me rritje më të shpejtë në Republikën e Kosovës, e cila është shndërruar edhe në vendbanimin e mijëra qytetarëve nga Lugina e Preshevës, të cilët prej vitesh jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë për zhvillimin e këtij qyteti.


Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shqiptarët me prejardhje nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, jo vetëm që janë pjesë e këtij realiteti, por janë edhe të angazhuar për ta përfaqësuar denjësisht atë.

Një nga zërat më të fortë të këtij komuniteti është Laura Kelmendi Neziri, kandidate për Asamblenë Komunale të Fushë Kosovës, me numrin 12 në listën e PDK-së (191), që udhëhiqet nga kandidati për kryetar, Rrahim Tërrnava.

Laura Kelmendi Neziri, e shkolluar në Prishtinë, ka përfunduar studimet në drejtimin për Gjuhë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa aktualisht është në përfundim të studimeve për Administratë Publike. Si nënë e dy fëmijëve, Laura shquhet si aktiviste e punëve vullnetare dhe iniciativave humanitare, dhe përmes përfaqësimit dinjitoz ndër vite me radhë në Këshillin e Prindërve të shkollës më të madhe në Fushë Kosovë, “Mihal Grameno”.

“Laura është kandidate e jona për Asamblenë Komunale, një grua me përgatitje shkollore dhe profesionale për të kontribuar dhe përfaqësuar me dinjitet interesat e nënave, nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë qytetarëve në fushën e arsimit”, – është shprehur kandidati për kryetar nga PDK, Rrahim Tërrnava.

Laura Kelmendi Neziri synon që përmes angazhimit të saj me nder dhe dinjitet, të përfaqësojë zërin e të gjithë qytetarëve të Fushë Kosovës në Asamblenë Komunale, në fushën e arsimit.

“Arsimi, si një e drejtë themelore dhe thelbësore për secilin, është prioriteti im. Zotohem që përmes angazhimit tim të punojmë për ta rikthyer dinjitetin e mësimdhënësve, të fuqizojmë prindërit në shkolla, të nxisim motivimin e nxënësve dhe të rrisim sigurinë e tyre – dhe këtë do ta bëjmë bashkërisht”, – ka theksuar Laura në një takim me komunitetin e Luginës në Fushë Kosovë.

Ajo shtoi se, në bashkëpunim me çdo qytetar të Fushë Kosovës, do të bëjë që kjo komunë të jetë një model i arsimit cilësor, përfaqësimit të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

“Ne, për herë të parë, premtojmë që gjatë këtij mandati do të themelojmë Qendrën për Gjithëpërfshirje, e cila do t’u shërbejë kryesisht nxënësve me nevoja të veçanta, atyre që kanë ngecje në mësimnxënie, si dhe do të kontribuojë në avancimin e arsimimit të përfaqësuesve të komunitetit RAE, duke synuar minimizimin e braktisjes së hershme të shkollimit”, – ka theksuar Laura Kelmendi Neziri.

Në përkrahje të kandidaturës së Laura Kelmendi Neziri para Luginasve në Fushë Kosovë, folën edhe Enver Hoxha, Abelard Tahiri dhe udhëheqës të tjerë të PDK-së, që ishin pjesëmarrës në këtë takim.

Kelmendi Neziri ftoi të pranishmëve që për zgjedhjet lokale për Fushë Kosovë të përkrahin kandidaturën e sajë në këtë rrugëtim, dhe t’i bashkohen përkrahjes së saj përmes rrjeteve sociale, ndërsa më 12 tetor të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 191, dhe njëkohësisht për numrin 12 në listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale në Fushë Kosovë.

*Artikull i sponsorizuar

ARTIKUJT E NGJASHËM

Konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës – Nenad Rashiq votohet si nënkryetar

PreshevaPRESS

Gjykata Kushtetuese kthen mbrapa Kuvendin e Kosovës, nesër vazhdon seanca konstituive

PreshevaPRESS

Kush është Fatmir Sheholli i cili sot në Kosovë u arrestua nën dyshimet për spiunazh

PreshevaPRESS