Foto: Angela Weiss / AFP

Kush pagoi? Respiratorët rusë/ Debate të forta në SHBA!

U cilësua si gjest i vullnetit të mirë, si mënyrë për të filluar përmirësimin e marrëdhënieve toksike mes Moskës dhe Uashingtonit, teksa të dy vendet përballen me pandeminë e koronavirusit.


Por, dërgesa e respiratorëve dhe pajisjeve të tjera ruse në SHBA është përcjellë me konfuzion dhe mesazhe të përziera nga fillimi, thotë REL. A ishte ndihmë humanitare? A ishte një blerje pajisjesh që Shtetet e Bashkuara ishin të afta t’i prodhonin vetë? Kush pagoi për të? A e dinte dikush se kompanitë e përfshira ruse mund të binin nën sanksionet e Departametit amerikan të Thesarit?

A po përpiqej Kremlini të fitonte përmes propagandës? A e talli SHBA-në? Tani rezulton se 45 respiratorët nuk janë përdorur kurrë në SHBA dhe se disa prej tyre kanë qenë model i njëjtë me ata që dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në spitalet në Rusi, duke vrarë disa pacientë me COVID-19. Ky incident ka bërë që rregullatorët rusë të lëshojnë urdhër për të pezulluar përdorimin e tyre, në kohën kur këto makina janë shumë të nevojshme. Që nga fillimi, Kremlini e ka portretizuar dërgesën në SHBA si gjest madhështor.

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara e cilësoi atë si një “mision humanitar”. Por, pyetje të tjera kanë dalë kur Departamenti amerikan i Shtetit ka kundërshtuar zyrtarët rusë, duke thënë se dërgesa nuk ishte donacion, por blerje. Më pas, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se dërgesa ka qenë blerje, por shpenzimet janë ndarë mes Uashingtonit dhe Moskës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS