KONVOKOHET SEANCA E V-të E KUVENDIT KOMUNAL TË PRESHEVËS

Këshilli Komunal i komunës së Preshevës, të mërkurën më 25.09.2019,  në kabinetit e Kryetarit të Komunës ka mbajtur mbledhjen e IX-të për vitin 2019, e që ka hapur rrugën e konvokimit të seancës së V-të të Kuvendit Komunal të Preshevës.


Pika më e rëndësishme në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Komunal ishte Rebalanci i Buxhetit të vitit 2019 derisa pika më e çuditshme e kësaj mbledhje ka qenë Vendimi për caktimin e të dhënave sekrete në organet e Komunës dhe caktimi i personit të autorizuar për të dhëna sekrete.

Seanca e V-të e Kuvendit Komunal është konvokuar me këtë rend dite:

  1. Propozim-Vendimi për rishikimin e buxhetit programor të komunës së Preshevës për vitin 2019
  2. Informatë për realizmin 6(gjashtë) mujor të buxhetit programorë të komunës së Preshevës për vitin 2019
  3. Propozim-Vendimi për rendin shtëpiak në ndërtesat e banimit dhe ndërtesat afariste banesore në territorin e komunës së Preshevës
  4. Propozim-Vendimi mbi rrugët komunale dhe rrugicat në territorin e komunës së Preshevës
  5. Propozim-Vendimi mbi rrugët e pakategorizuara në territorin e komunës së Preshevës
  6. Propozim Aktvendim mbi emërimin e këshillit të shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë
  7. Propozim Aktvendim mbi emërimin e UD të drejtorit të NP “Moravica” Preshevë
  8. Pyetjet e këshilltarëve

Në kuvend nuk parashihet të diskutohet për dy pikët interesante të Këshillit Komunal që kanë të bëjnë me “të dhënat sekrete në organet e Komunës” dhe “personin e autorizuar për të dhëna sekrete”, edhe pse ky hap po shihet si mundësi për të manipuluar, shantazhuar dhe keqpërdorur punëtorët e komunës së Preshevës dhe buxhetin e Komunës së Preshevës.

Sipas ligjit në fuqi për “të dhënat sekrete” Neni 8 i cili përcakton se cilat të dhëna munden të klasifikohen si të dhëna sekrete thuhet:

Si të dhëna sekrete mundë të përcaktohen të dhëna me interes për Republikën e Serbisë, zbulimi i të cilave nga ana e personave të paautorizuara krijon dëm nëse mbrojtja e interesit të Republikës së Serbisë me e madhe se sa interesi për qasje në dokumente me interes publik.

Të dhënat nga alinesë 1 të këtij neni i referohet në veçanti:

    1. siguria kombëtare e Republikës së Serbisë, siguria publike, përkatësisht mbrojtja, politika e jashtme, çështjet e sigurisë dhe inteligjencës së autoriteteve publike;
    2. marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me vendet e tjera, organizatat ndërkombëtare dhe entitetet e tjera ndërkombëtare;
    3. sistemet, pajisjet, projektet, planet dhe strukturat në lidhje me të dhënat e përmendura në pikën. 1) dhe 2) të këtij paragrafi;
    4. çështje shkencore, kërkimore, teknologjike, ekonomike dhe financiare në lidhje me të dhënat nga pika. 1) dhe 2) të këtij paragrafi.

Çfarë të dhëna të organeve të Komunës së Preshevës mundë të bëjnë pjesë në një nga grupet e dokumenteve të lartcekura mbetet të shihet kur kjo pikë e votuar në Këshillin Komunal të diskutohet në organe më të lartë siç është Kuvendi Komunal i Preshevës.

Në vazhdim mundë të lexoni konkluzionet nga mbledhja e Këshillit Komunal të Preshevës të dërguara me materialet përcjellëse për seancën e V-të të Kuvendit Komunal. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS